Elai ka qenë një nga artistët që ka hyrë fuqishëm në klasifikimin e “The Top List”. Ende një artist i ri, ai arriti që të hynte menjëherë me dy projekte të tijat në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare. E që prej asaj kohe nuk është ndalur duke na sjellë hite të njëpasnjëshme.

Elai është një ndër reperët më të talentuar dhe edhe pse i ri në moshë kjo nuk e ka penguar atë aspak që të krijojë një karrierë të mirë artistike që tani. Ai sigurohet që gjithnjë të sjellë projekte interesante dhe që arrijnë të bëjnë goxha bujë duke krijuar një impakt të madh tek publiku.

Duket se Elai nuk po di të ndalet këtë vit me publikimin e këngëve, të cilat janë kthyer menjëherë në një hit, edhe falë platformave të ndryshme sociale. Projekti i tij më i ri titullohet “Krenari” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Me këtë prurje të re, duhet thënë se ai na ka surprizuar jo pak. Elai shfaqet më i ndjerë se zakonisht dhe me tone më të lehta, ndryshe nga disa prej projekteve të tij më të hershme.

Vetë ai e ka konsideruar këtë këngë ‘jo shumë si stilin e tij’, por publiku e ka përqafuar shumë dhe ndoshta mund ta quajmë si një ndër më të mirat e tij. “Krenari” renditet këtë javë në vend të pestë të listës.