E ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë Egli Tako, e cila ka rrëfyer më shumë për dashurinë e saj mes televizionit dhe muzikës. Ajo ka diskutuar për “Talent në Shtëpi”, rubrikën e saj të përjavshme në “E Diell”, por sigurisht duke u ndalur edhe tek projektet e reja muzikore me të cilat është duke punuar:
Po punoj me më shumë se një projekt. Po punoj për tre deri në katër projekte, patjetër që nuk do të dalin të gjitha menjëherë, por rruga është shtruar. Janë projekte verore, me vibe veror, duke i qëndruar karakterit tim sepse nuk jam shumë natyrë eksperimentuese. Do të qëndrojmë tek notat e hous-it, pak afro. Në përgjithësi tematikat e këngëve, duam apo nuk duam ne, kudo në të gjithë botën sillen rreth dashurisë. Është pothuajse e pamundur të mos i flasësh dashurisë në një këngë, qoftë ndarjes, qoftë gëzimit. Por në përgjithësi tek ndarja e gjejnë më shumë veten njerëzit.