Ardit Çuni, një nga artistët e “The Top List” ka qenë gjithashtu dhe një nga banorët më të diskutuar të “Big Brother VIP”. Edhe pse u largua relativisht herët, Arditi diti të jetë protagonist, duke qenë në qendër të shumë prej debateve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Një nga banorët që doli dy herë nga shtëpia, Ardit Çuni na zbulon gjithçka rreth eskperiencës së tij në “Big Brother VIP”:
E shijova në maksimum. Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetë, ka qenë një nga periudhat më qetësuese dhe relaksuese pavarësisht debateve. E kam shijuar më shumë se 80% e banorëve.
Por si ka vendosur ta jetojë këtë përvojë dhe a kishte ai një strategji, apo ishte gjithçka spontane?
99% të gjërave do i bëja njësoj sepse kam qenë vetja. Kam luftuar gjithnjë për një ideal dhe njerëzit që më njohin nga afër e dinë që unë ashtu jam nuk impostohem nga kamera. Unë nuk jam masa, gjithmonë kam shkuar kundër masës. Unë mbaj përgjegjësi për cdo veprim timin aty brenda. Thashethem nuk është të flasësh diçka për dikë të cilit ia ke thënë më parë atë gjë.
Si i ka përjetuar debatet ai dhe a e ka zhgënjyer ndonjë nga banorët?
Unë jam banori i vetëm që nuk më ka ndryshuar mendimi nga brenda shtëpisë dhe jashtë saj. 31 ditë janë mjaftueshëm për t’i njohur njerëzit, 31 ditë aty brenda. I kam parë videot, i kam lidhur me situatat dhe nuk jam zhgënjyer në asnjë moment. E para nuk kam patur pritshmëri, vazhdoj të kem të njejtat mendime, ndoshta të zbutura për disa e me rezerva për të tjerë, por zhgënjim jo.