Reperi i njohur Azet ka ndarë një lajm të papritur me fansat e tij përmes Instagramit. Për shkak të arsyeve familjare, artisti ka bërë të ditur se është i detyruar të anulojë të gjitha koncertet e planifikuara për këtë vit, përfshirë edhe Release-Show e parashikuar më 19 shtator.

E dashur familje! Për fat të keq, jam i detyruar të anuloj Release-Show e planifikuar më 19 shtator, si dhe të gjitha koncertet e tjera për këtë vit, për arsye familjare. Më vjen vërtet shumë keq, sepse isha gati dhe i gëzuar që të takoja dhe të përformoja për ju. Aktualisht, fatkeqësisht nuk është e mundur për mua të realizoj këto shfaqje.

Megjithatë, ka edhe lajme të mira: më 19 shtator, siç ishte planifikuar, do të dalë albumi im i ri “Playboys im AMG”. Jam shumë i lumtur që më në fund do ta ndaj këtë album me ju dhe jam tepër i emocionuar të shoh se si do ta prisni. Së bashku me albumin do të publikohet edhe një këngë e fundit me një kombinim të veçantë, diçka që nuk është dëgjuar më parë.

Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra që nuk mund t’i planifikojmë. Prandaj, tani më duhet të tërhiqem për një kohë. Por një gjë e them me siguri: do të kthehem më i fortë se kurrë!Faleminderit shumë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj! I juaji, Azet”.