E publikuar në muajin korrik, “E jona” vazhdon ende të preferohet nga publiku shqiptar dhe këtë gjë e tregojnë votat e publikut, të cilat këtë javë e kanë ngjitur këngëtarin me 6 pozicione në klasifikimin e “The Top List”.

Butrint Imeri është bërë pjesë e renditjes së 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare rreth 14 javë më parë por pavarësisht uljeve dhe ngritjeve, ai ka një mbështetje të madhe nga publiku. Këtë javë “E jona” renditet në vendin e 8-të, duke u bërë kështu pjesë e 10-shes më të nxehtë të Top Listës.

Sa i përket projekteve të reja të artistit, pavarësisht se u përfol për një të tillë, ende nuk kemi asgjë të konfirmuar nga vetë Butrinti.