Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut.

Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe.

Së fundmi ai ka bashkuar forcat me Ledrin për të sjellë projektin “Tonat” që është bërë pjesë e listës këtë javë. Madje jo vetëm kaq por është pozicionuar menjëherë në vend të parë.

Ledri Vula ka qenë pjesë e një sërë bashkëpunimesh të shpeshta këtë verë. E duket se për Yll Limanin ai ka qenë një ogur i mirë, duke parë dhe suksesin e menjëhershëm të këtij hiti.