Teksa kishte paralajmëruar që do të vinte me një projekt të ri muzikor me titullin “Festoj”, Alban Skënderaj na surprizoi edhe me një të dytë. “Mbretër me kurorë” vjen së bashku me një thirrje emancipuese që duhet ta dëgjojmë të gjithë.
Edhe pse hyrje të reja të javës, votat e publikut i pozicionuan të dyja këto këngë në Top 5. “Festoj” arriti të renditej në vend të katërt e më lart në vend të dytë ndodhet ”Mbretër pa kurorë”.
Teksa ”Festoj” është një këngë me ritëm, edhe pse i këndohet dashurisë së humbur, duket se ”Mbretër pa kurorë” ka tërhequr më shumë zemrat e publikut. Alban Skënderaj di si gjithmonë të godasë me krijimet e tij dhe tekstet e krijuara kaq bukur.
“Mbret pa kurorë” nënkupton se personat që kanë kontroll ose janë të fuqishëm, e shpallin veten si mbretër ndërkohë që nuk janë të tillë. Sarkazmë therëse për një të vërtetë të hidhur.