Vetëm pak ditë para se të mbyllej viti 2016-të, Duda vendosi të nxirrte në treg projektin e tij më të ri muzikor.
“Tipa t’ron” është projekti i Dudës, i cili ka ardhur si një bashkëpunim me Overlord dhe Kola. Që në javën e parë të pubikimit, kjo këngë ka mundur të bëhet menjëherë pjesë e “The Top List”, duke u pozicionuar mjaft mirë.
Ndërkohë që po shijon ende suksesin e këtij projekti muzikor, i cili është renditur në vendin e 20-të të klasifikimit, Duda ka publikuar një tjetër këngë rreth 4 ditë më parë, duke treguar që ky mund të jetë viti i reperit të njohur.