“A je bre normal” nga Meriton Mjekiqi, erdhi ëtë episod me një të ftuar shumë special, një artist shqiptar shumë i suksesshëm e me famë ndërkombëtare, Gashi. Ai ka rrëfyer më shumë mbi karrierën, label-in e tij, bashkëpunimet me emrat e njohur, por dhe shumë detaje të tjera të pathëna më parë…

Gashi e nisi këtë intervistë duke folur më shumë mbi label-in e tij Orca Sound Records:

Unë kam nisur label-in tim. Kontrata ime e parë ka qenë me Jay-Z dhe e dyta me RCA Records, kam ndejtur me ta për 7 vjet. Kur mbaroi kontrata unë nisa label-in tim. E kam quajtur Orca, sepse orka është balena vrasëse, më e fuqishme në ujë. Këtu në Amerikë thonë që çdokush është ‘peshkaqen’, por peshkaqenët largohen kur shikojnë orkën. Pra kjo ishte ideja e Orca Sound Records.

Ti ke qenë në një lidhje me një prej artisteve më të mëdha, Adele, që e ke edhe tatuazh. Çfarë mund të thuash për të?

Po, kurrë nuk kam folur për të, por po, kam qenë me të. E kam dashur. Ishim shumë mirë bashkë. Kemi qenë së bashku që nga 2019 deri në vitin 2021. Akoma jemi miq. Vetëm gjëra të mira them për të. Kurrë nuk kam folur për të, edhe kur më kanë pyetur. Kam shumë respekt për të, e dua shumë dhe jam i lumtur për të dhe për partnerin e saj.

Si erdhi kontrata me Jay-Z dhe Roc Nation?

Paratë që Jay-Z donte të më jepte, nuk kanë qenë të mjaftueshme për mua. Unë kam dashur 3 milionë, ata donin të më jepnin shumë pak dhe kam thënë ‘jo’. Pastaj u bë menaxheri im dhe ka marrë 20%. Më pas nënshkrova me Sony RCA, që ka pasur disa nga artistët më të mëdhenj, Elvis, Michael Jackson, Biggie. Kur kërkova 3 milionë, më thanë që do më jepnin 1.3 milionë dhe nuk pranova. Hypa në aeroplan, nxora video në Instagram që isha aty dhe pata 500 milionë shikime në atë video. Bëra 750 mijë ndjekës brenda 6 orëve nga ajo video. Kur e panë që ajo video po bëjet virale, më thirrën sërish dhe më dhanë ato para. Dhe aty ndryshoi jeta ime. Kur hyra në muzikë isha 17 vjeç dhe tani jam 34.

Një nga performancat e tua në Prishtinë ka qenë në Sunny Hill, si ishte kjo eksperiencë? Ka pasur dhe një incident ku të morën varësen…

Herën e parë që kam qenë ka qenë shumë mirë. Herën e dytë… Unë kur shoh shqiptarë  dhe jap shfaqje, nuk them kurrë jo për foto. Gjithmonë i shoh si vëllezërit e motrat e mia. Kur i shoh fansat e mi i përqafoj, i hipi sipër turmave, dua të më prekin, ta dinë që jam i vërtetë, që dhe ata ta dinë se mund të jenë si unë. Kur isha në Sunny Hill herën e parë e kam kall. Herën e dytë u thashë që kur të ngjitem në skenë, dua të më nxirni flamurin shqiptar në ekran. Të gjithë ata që punonin aty ishin serbë, nuk gënjej. Dhe kur u ngjita në skenë, e dija që do ma punonin, sepse kur unë u thashë ‘faleminderit’, m’u përgjigjën në serbisht. Të gjithë ishin serbë. Shpresova se nuk do ma prishin performancën. Hypa në skenë dhe që në fillim e prishën.

Po varësen si ta morën?

Shkova tek publiku dhe dikush më preku dhe i thashë ‘ndalo, më lër të performoj’. Më morën vetëm një vath. Nuk ka rëndësi se sa kushtoi, është thjesht çështja që ‘mos më kap’. Akoma flasin njerëzit për këtë. Unë mendoj se njerëzit më duan aq shumë, sa prisnin që diçka të shkonte keq. Nuk do them emra, por dikush në Kosovë e ka parë që unë jam më i miri. Unë jam artisti më i madh shqiptar, po tregohem realist. Ai e ka parë se sa i suksesshëm po bëhem, shkoi në Kosovë dhe shkruanin keq për mua. Më pyesnin mami dhe babi se përse po shkruajnë kështu për ty? Por unë nuk i lexoj, sepse këtu në Amerikë shkruajnë gjëra të mira për mua. Dikush në Kosovë donte të më shkatërronte, dikush që ka kontakte me mediat. Por nuk mundet.

A do bëje një koncert në Shqipëri?

Unë kurrë nuk kam bërë shfaqje në Shqipëri. Dua të bëj një festival timin dhe gjithmonë kam pasur këtë idenë e të bërit një festival që titullohet “Shqipe We Made It”. Dhe dua që të jetë falas. Mund të paguash për pijet, por koncerti do të jetë falas. Hajde brenda, shijo shfaqjen. Pse duhet të paguajë dikush nga vendi yt aq shumë? Si të shkosh në Kosovë e t’iu marrësh para? Unë dua të bëj një koncert dhe dua të jetë falas, dua të thërras miqtë mi që janë të famshëm në Amerikë dhe t’i çojë atje. Kështu duhet të jetë për njerëzit tanë. Ne po harrojmë që kemi pasur luftë, kur ke luftë shkon pas 20 vite. Të shkatërrohet jeta. Kur shkon në luftë, ajo që ndodh është se e kthen vendin 20 vite prapa. Tani ti do të ecësh përpara.

Si po e çon vendin përpara, nëse po kërkon aq shumë para për një biletë? Vendi ka kaluar përmes shumë sakrificave. Përveç kësaj, nëse po bën një festival në Kosovë, jepu njerëzve punë në Kosovë dhe bëji të punojnë atje. Mos shko diku tjetër e sjell njerëz nga jashtë për të bërë një punë të mallkuar. Nuk ka logjikë. I dua të gjithë, nuk kam asnjë problem. Por e vërteta është e vërteta. Nëse nuk do të bësh diçka për të ndihmuar komunitetin tënd… Askush nuk e çan kokën për paratë e tua. Bëj një festival, ktheju njerëzve paratë e tyre. Dhe ndalo me këto budallallëqe sepse jemi lodhur. Nëse do t’u japësh njerëzve diçka, bëje. Nëse do të bësh diçka për Kosovën dhe për njerëzit, bëj një koncert falas, shiti pijet që të fitosh paratë. Nuk ka të bëjë me paratë e mallkuara. Mos shko atje vetëm për t’u mburrur, shko për të ndihmuar.

Dua të gjej talente të reja në Kosovë, dua të gjej dikë që nuk ka mundësi. Nëse një person është nga Amerika, ka mundësi. Gjithmonë kam dashur të ndihmoj njerëzit.

Gashi ndau një detaj të pathënë më herët, që lidhet me bashkëpunimin e tij me Ledri Vulën:

Kur kam bërë këngën me Ledrin, të gjithë më thanë: Pse e ke bërë këngën me Ledrin? Njerëzit që rrinë me Ledrin, më kanë thënë që kam ulur veten që kam bërë këngën me Ledrin. Më kanë thënë që ‘pse je kaq patriot’? Shokë të ngushtë të Ledrit më kanë thënë që kam ulur veten që kam bërë këngën me të. Për mua, Ledri është një nga artistët më të mirë në Kosovë. E dua Ledrin, i dua prindërit e tij, familjen e tij, janë njerëz të mirë. Unë dua të bëj këngë me njerëz nga Shqipëria, nga Kosova. Po ta dije se kush ma ka thënë këtë…

Si erdhi albumi yt ‘country’?

I kam bërë një cover Johnny Cash dhe familja e tij e publikoi videon dhe thanë që është coveri më i mirë që i është bërë, sepse shumë artistë të therë e kishin bërë dhe më herët. Një herë kur kam qenë me të dashurën time asokohe duke shkuar në Nashville, ndaluam të merrnim ndonjë pije dhe ajo po shikonte dorën tek një fallxhore. Kur shkova të shikoja se pse po vohet ajo kaq shumë, sa hap derën dhe hyj brenda, fallxhorja shtanget dhe më thotë se unë duhet të bëj muzikë country. Sepse më tha që Johnny Cash ka pasur një vëlla që ka vrarë veten dhe shpirti i atij ka hyrë në zemrën tënde. Nuk e besova këtë, janë broçkulla mendova. Por dy javë më vonë, më thirri familja e tij dhe më tha atë që ka thënë ajo. Pas kësaj nisa ta bëja.

Ky është albumi i parë që e bën me label-in tënd, kur do të dalë?

Nuk do ta jap një datë, vetëm do ta nxjerr. Do të jetë hera e parë që do të bëj rap. Do të prezantoj artistin tim të ri, sepse në 2020 nënshkrova me një artist të ri, që e ka emrin Alex Sucks, rockstar, shumë i mirë. Kam dashur të nënshkruaj me artisten e parë shqiptare nga Londra, Qëndresa. Muzika e saj është shumë e mirë. Por nuk kam mundur për shkak të pandemisë. Dhe nuk i dihet se çfarë ndodh tani. Dhe së fundmi kam nënshkruar me një astist të ri, është reperi im më i preferuar. Quhet Jimmy Banks, është nga Brooklyn, dhe është reperi më i mirë që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time. Bën atë muzikë që unë dëgjoj, sepse më pëlqen ajo muzikë.

Ke bashkëpunuar me artistët më të njohur, Dj Snake, si Rihanna, French Montana, Justin Bieber, Chris Broën, e shumë të tjerë. Cili është i preferuari yt si bashkëpunim?

E urrej “Creep on me”. Kënga ime e preferuar është me Sting, “Mama”.