Ka nisur zyrtarisht sot në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania me edicionin e tij të pestë. Që me mbarimin e edicionit të katërt, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Katër edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.

Armir Shahini ose siç njohet ndryshe si Miri i West Side Family është konkurrenti i parë për edicionin e pestë të Big Brother VIP.

Armir “Miri” Shahini është një këngëtar shumë i dashur shqiptar, i njohur më së shumti si një nga anëtarët kryesorë të grupit ikonë West Side Family.

Miri ka qenë prej vitesh një figurë e njohur e kulturës pop shqiptare. Karriera e tij, e shënuar nga këngë hite dhe performanca të paharrueshme, i ka siguruar një bazë besnike fansash.