Sot i ftuar në emisionin “Wake Up” nëpërmjet një lidhjeje në Skype ka qenë artisti Drin Bejta, 17-vjeçari nga Ferizaj i Kosovës i cili është bërë viral në rrjetet sociale për zërin e tij shumë të veçantë, melankolik dhe drithërues.
Artisti ka zbuluar se si ka nisur edhe ideja për këngën e tij “Boll për ty” dhe videoklipin e veçantë.
Ideja e klipit ka qenë si copat e zemrës që po ikin prej shpirtit njësoj ikin edhe mobiljet dhe gjithçka brenda shtëpisë. Kjo ka qenë ideja në fakt për t’u lidhur edhe me tekstin. Ka qenë ideja e të gjithëve bashkë kur jemi mbledhur dhe ka qenë shumë spontane.
Duke qenë se në platforma të ndryshme ai është bërë viral dhe numëron shumë klikime, Drini tregoi edhe si ndihet në lidhje me këtë.
Me thënë të drejtën shumë mirë. Nuk e kam pritur që kam gjithë këtë mbështetje dhe më ka ardhur shumë mirë. I falenderoj shumë me të vërtetë sepse më bëjnë të ndihem shumë mirë dita-ditës.
Ai ka zbuluar gjithashtu edhe raportin që ka me rrjetet sociale.
Jam shumë ‘out’, nuk e di pse. Përtoj shumë.
Kur ka nisur gjithçka edhe pse është ende në hapat e parë të karrierës së tij.
Unë me muzikë jam marrë shumë herët, kam postuar këngë dhe nuk është se kam marrë një përkrahje shumë të madhe si tani. Vjet nga shtatori me RGB Studio kur kam bërë coverin e parë “Lotët thaji” të Eneda Tarifës dhe ai ka shpërthyer, më ka ardhur çudi sepse edhe për mua ishte e papritur. Mendoja se 1000 views dhe nuk shkon më shumë…
Më është dukur çudi që me një cover të marr kaq shumë mbështetje.
Zërin e tij e kanë krahasur në rrjetet sociale edhe me atë të Alban Skënderaj dhe të Ylli Limanit por çfarë mendon ai për këtë?
Ata janë shumë këngëtarë të mirë, kanë kapacitet ekstrem. Ndonjëherë them nuk mund të krahasohem dot me ta sepse janë ikona të muzikës dhe më duket vetja shumë i ri, ende nuk i di shumë gjëra.
Disa prej artistëve që ai i ka dëgjuar që i vogël dhe i konsideron në njëfarë mënyre idhuj Drin tregoi se:
Ed Sheeran, James Arthur, Flor Mumajesi. Jam rritur edhe me muzikën e Alban Skënderaj.
Drini tregoi gjithashtu se është duke punuar dhe do të sjellë projekte por ende nuk zbuloi më shumë detaje sepse është një dedikim.