Don Xhoni rikthehet në “The Top List” ashtu siç i ka hije! “Don ti” është projekti i ri i artistit që e sjell në listë pas një periudhe mungese.

Kënga vjen me shumë stil dhe ritëm modern, duke u bërë shumë shpejt e njohur në rrjetet sociale dhe në platformat muzikore. Megjithatë, duhet thënë që ky projekt e sjell Don Xhonin më ndryshe nga sa e kemi parë më herët.

Nëse po mendonit se do shihnit atë ‘bad boy’ tipik, na lini t’ju themi se e keni gabim. Pëkundrazi, Don Xhoni vjen me tone më të zbutura dhe më të ndjera.

E kush mund ta imagjinonte se dhe kjo anë do t’i shkonte kaq shumë atij! “Don ti” e pozicionon artistin në vend të 82-të të listës momentalisht.