Don Phenom ka publikuar shumë projekte muzikore, duke u shndërruar në një prej reperëve më të preferuar të momentit. Së fundmi ai ka sjellë këngën e tij më të re, që mendohet të kthehet në një hit.
Don Phenom ka publikuar projektin e parë solo për 2024, projekt i cili vjen me shumë energji dhe titullohet “Supreme”. Kjo këngë e ka sjellë atë në klasifikimin e javës të “The Top List”.
Artisti është një ndër reperat i cili punon fort, duke qënë tepër aktiv në tregun muzikor shqiptar. Sigurisht që kjo i ka sjellë dhe një sukses të padiskutueshëm, me fansa e me audiencë të gjerë që i dëgjojnë dhe preferojnë projektet e tij.
Don Phenom ama, duket si i qëndron besnik stilit të tij, pasi edhe “Supreme” i ngjason projekteve të tij të tjera në natyrën e tyre. Kënga e tij e ka renditur artistin në vend të 99-të të listës për këtë javë.