Pas suksesit të jashtëzakonshëm që korri me bashkëpunimin “Mos u nal” me grupin e suksesshëm NRG Band, Dj Aldo është gati të pushtojë përsëri tregun muzikor. Dj Aldo duket se ka gati projektin e radhës, i cili kësaj radhe është me një artist të huaj, Toni T. Për të gjithë ju që nuk e njihni, Toni T është këngëtari i grupit “R.I.O” i njohur me këngën “Shine on”.

I kontaktuar nga Top Awards, Dj Aldo ka dhënë disa detaje lidhur me këtë projekt muzikor i cili do të titullohet “Summer Life” dhe që i përket rrymës muzikore “dance”.

Dj Aldo zbulon për “Top Awards” se kënga pritet të dalë në treg në fund të muajit qershor dhe se tashmë kanë nisur xhirimet për videoklipin.

Gjithashtu Aldo është shprehur se dy bashkëpunime të tjera janë drejt përfundimit, ai me një artist xhamajkan dhe një tjetër me një këngëtar të njohur kosovar, për të cilin shprehet paksa i rezervuar.