As DJ Aldo dhe as NRG Band nuk e kishin imagjinuar që bashkëpunimi i tyre “Mos u nal” do të arrinte 2 milion klikime vetëm në pak javë. Dhe të mendosh që gjithçka ndodhi rastësisht. Çunat e NRG Band kishin në dorë vetëm vokalin e këngës dhe pas disa ndryshimeve të vogla takohen me Aldon, i cili mori përsipër të punonte muzikën. Dhe rezultati ishte fantastik!

I kontaktuar nga Top Awards, DJ Aldo shprehet mjaft i kënaqur nga ky bashkëpunim, i cili e ka nxitur për bashkëpunime të reja.

Momentalisht ai po punon me dy artistë të huaj, për dy projekte të ndryshme: një dance dhe një mombaton. Një prej bashkëpunimeve është pikërisht me këngëtarin e grupit R.I.O, që të gjithë e njihni nga kënga e njohur “Shine On”. Ndërsa projekti tjetër është një bashkëpunim me një këngëtar xhamajkan. Ai ndjehet mjaft entuziast për të dyja, sepse po përpiqet të sjellë diçka të re dhe ndryshe për publikun shqiptar.