Diona Fona mbetet një nga këngëtaret më të preferuara të tregut muzikor shqiptar dhe jo vetëm. Këngët e saj krijojnë menjëherë një imapkt të madh tek dëgjuesit.
Së fundmi ajo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “S’ka mo lot” mban titullin kënga e saj e radhës që e rikthen atë në klasifikimin e javës të “The Top List”.
Nëse do të niseshim vetëm nga titulli, “S’ka mo lot” do ta mendonim si një këngë tipike ndarje dhe melankolike. Por duke qenë se po flasim për Dionën, kjo nuk kishte si të ndodhte…
Këngëtarja vjen plot ritëm dhe me një energji shumë të madhe siç e karakterizon. Teksti është shkruar nga Ada Satka e cila ka lënë një prekje të veçantë të sajën. Ja që Diona na tregoi se këngët e ndarjes nuk duhen medoemos që të jenë aq dëshpëruese.