Diona Fona është një tjetër artiste që ka ardhur mjaft energjike këtë verë. “Bella Vita” mban titullin prurja muzikore më e re e artstës, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar. Edhe pse dallohet për natyrën e saj të brishtë, Diona Fona në projektin e radhës ka ardhur mjaft ritmike dhe në super formë fizike.

Një artiste me një zë potent që premton shumë, ky është një ndër komentet e shumta të shkruara në rrjetet sociale. Diona Fona ka nisur të merret me muzikë që prej vitit 2015-të, kur nisi të hidhte covera të artistëve të ndryshëm me famë botërore por debutimin e saj të parë muzikore e ka bërë në vitin 2017-të me këngën “Havera”.

Diona, e cila ka lindur në Londër, është shkëputur momentalisht në Kosovë, ku edhe po punon për projektet e kësaj vere, që mesa duket nuk do të jenë të pakta. Në një intervistë të dhënë për “NIN”, këngëtarja ka zbuluar se shumë shpejt do vijë projekti i radhës.

Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që kjo këngë të futet menjëherë në klasifikimin e “Top Awards”, duke zënë vendin e 32-të.