Këngët e saj kanë rezultuar tepër të pëlqyera nga publiku dhe gjithmonë kanë marrë mbështetjen e audiencës. Po flasim pikërisht për artisten Diona Fona.
Këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor vetëm disa ditë më parë. “Falma” mban titullin kënga e saj që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Ky projekt e sjell Dionën shumë romantike, por njëkohësisht dhe me tone mjaft ritmike. Mund të themi me plot gojën që artistja e ka mbyllur vitin 2023 me shumë energji dhe me hapa para drejt sukseseve të mëtejshme.
Kënga e saj vjen në klasifikim pas bashkëpunimit me Lumi B, “Bounce”. “Falma” renditet aktualisht në vend të 89-të të listës.