Dhurata Dora vazhdon të shijojë sukseset e projekteve muzikore. Ndërkohë që vazhdon të pozicionohet mirë me “Ayo”, këngëtarja po korr akoma sukses edhe me projektin muzikor “Veç ty”, të publikuar rreth 5 muaj me parë.

Prej 19 javesh, ky projekt muzikor ështe pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, duke u pozicionuar në vende mjaft të rëndësishme të klasifikimit. Gjatë kësaj jave, “Veç ty” është ngjitur me 10 pozicione, duke u vendosur në vendin e 18-të, ndryshe nga java e kaluar, ku pozicionohej në vendin e 28-të.

Edhe pse kanë kaluar 18 javë që nga koha kur Dhurata ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor, deri tani këngëtarja nuk ka zbuluar nëse është duke punuar për ndonjë këngë të re.