Një bashkëpunim surprizues por që goditi në shenjë. Po flasim pikërisht për dyshen Denk dhe Capital T.

Dy artistët kanë bashkuar forcat për të sjellë “Rosè”. Kënga është një nga hyrjet më të reja dhe interesante të javës në “The To List”.

Denk debutoi në Top Awards në vitin 2023, me bashkëpunimin me Noizyn, “Andërr”. Këtë herë ai vjen me ton më të butë e disi më romantik, me bashkëpunimin e ri me Capital T.

Zërat e Denk dhe Capital T përzihen bukur, duke krijuar një atmosferë të veçantë në këngë. “Rosè” simbolizon bukurinë e një marrëdhënieje, por edhe sfidat që mund të sjellë ajo, ashtu si një trëndafil i bukur që ka gjemba.

Ky bashkëpunim ka pasur një impakt mjaft të mirë në publik dhe është pritur pozitivisht nga fansat e dyshes. “Rosè” renditet aktualisht në vend të 69-të aktualisht.