Artistët Denk dhe Noizy, janë bërë bashkë për një këngë të re. Ata kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë të quajtur “Andërr”, duke e shoqëruar edhe me një videoklip.

Nën drejtimin e Andi Deçanit dhe me producim të videos nga Gargia, kënga e plotë tashmë ndodhet në YouTube, në kanalin e Panda Music. Por kush është Denk, artisti që bashkëpunoi me Noizyn, një ndër emrat më të njohur të muzikës?

Denk është një nga artistët më të rinj të tregut muzikor shqiptar. Megjithatë, ai ia doli menjëherë që të hynte fuqishëm mes emrave të artistëve më në zë.

Denk solli bashkëpunimin e tij të parë me Noizy, një ndër reperët më të famshëm dhe më të suksesshëm në Shqipëri. Kjo bëri sigurisht që ai të katapultohej menjëherë.

”Andërr” ishte projekti që e ngriti atë më së shumti artistikisht, duke e sjellë atë në mesin e artistëve të Top Awards për herë të parë. Kjo këngë renditet në vend të pestë në klasifikimin e ”The Top List” për këtë javë.