Këngë të reja, album, dedikime, Art Abazi po paralajmëron që tani stuhi emocionesh… ku i dihet mbase dhe lot! Kështu që, mirë është të bëheni gati!

Këtë nuk e themi më kot, pasi shumë shpejt Art Abazi do të publikojë jo një, por tre këngë të reja. Në një postim të bërë së fundmi në InstaStory, artisti ka bërë publike titujt e këngëve, “Më humbe”, “Anna” dhe “10 vjet”, si dhe bashkangjitur pyetjen: “Kur me i publiku?”.

I kontaktuar nga Top Awards, Art Abazi është shprehur mjaft i emocionuar për këto këngë dhe albumin që vjen së shpejti. Ai nuk ha hezituar të ndajë pak detaje me ne, teksa presim perlat e tij të radhës…

Kënga e dytë, “Anna”, për mua është e preferuara, për shumë arsye. Megjithëse, kënga “Të humba” mbetet e veçantë edhe per faktin që tekstin e ka bërë me shumë respekt e dashuri, mjeshtri i madh, Timo Flloko. Pastaj Gent Myftaraj duhet të përmendet si shoku im prej 10 vitesh, me të cilin përtej shoqërisë, kënaqësia më e madhe është puna në studio me të. Pjesën e videos do ta kurojnë shokët e mi, Erkand Shabani dhe Kushtrim Ternava nga Imagine Films. Për mua këto tre këngë po publikohen në një fazë tejet të rëndësishme të jetës. Jam shumë, po shumë i emocionuar. Ky album është dedikim ekskluzivisht për jetën dhe botën time.

E në fakt këto detaje që Arti ndau me ne vetëm sa na shtuan edhe më shumë kuriozitetin. Por që ajo që dimë me siguri është se ai do të vijojë të na sjellë muzikë cilësore, që ndonjëherë edhe mungon në treg, por që Arti duket se po e kompenson më së miri.