Të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio kanë qenë G-Bani dhe Vesa Smolica. Të dy artistët ishin në studio për të promovuar projektin e tyre më të ri muzikor “A mundesh”, të cilët prej më shumë se dy javësh janë edhe pjesë e “The Top List”, duke u renditur ne vendin e 19-të.
Për të gjithë ata që mendojnë se si u arrit të krijohej ky bashkëpunim midis të dyve, Vesa u shpreh:
Erdhi shumë natyrshëm. Nuk e kam njohur G-Banin më herët personalisht, se kështu si personazh publik dhe si koleg, patjetër që po. Jemi takuar përmes dy bashkëpunëtorëve tanë shumë të afërt, Genc Prelvukaj, që ka dorë në projektin tonë, dhe Arbër Zekën, i cili e menaaxhon edhe Black Fish Entertainment. Një ditë të bukur më thirri Arbër Zeka dhe më tha ‘hajde se kam një projekt shumë të bukur’. Shkova, e dëgjova dhe aty e pashë edhe G-Banin. E takova për herë të parë. Më erdhi mirë që e takova personalisht sepse ka një energji pozitive shumë ndryshe nga ajo nëpër media dhe Big Brother që e kemi parë. Kemi shumë energji së bashku.
Si ka qenë momenti i parë ku ajo është ballafaquar me këtë projekt dhe si u bë më pas realizimi për të?
Kur e kam dëgjuar këngën kam thënë ‘ka shtrirje vokale, një tekst shumë i bukur i imi i shkruajtur nga Genc Prelvukaj, edhe zëri im dilte shumë bukur në atë këngë, edhe G Bani më tha që këtë këngën e ka dedikim’. Edhe unë thashë do hyj në gabinë ta regjistroj dhe të dali ku të dali. Artistët shkruajnë më mirë kur u thyhet zemra. E di këtë nga eksperienca ime.
Por pyetja qëndron, kush ja ka thyer zemrën G-Banit? Ja si u përgjigj ai:
Dikush. Idea është që kjo ishte një nga 4-5 këngët, një seri që pata dedikuar për këtë dikushin. Kjo ishte më klasikja. E dëgjova tek studio tek Genci dhe menduam i gjithë ekipi që donim dikë shumë klasik, jo një personazh komercial, por që të ketë shumë zë. Prezencë, se e kam këtë problemin që i dua të jenë edhe të bukura.
A është ky projekti tyre i preferuar nga ato që kanë nxjerrë së fundmi?
Çdo këngë që i shtohet repertorit tim është e bukur dhe mundohem ta bëj më të bukur se tjetrën edhe pse secila ka veçantinë e saj.