David Dreshaj, një këngëtar i ri me moshë, por shumë i talentuar. Kënga e tij “Ta fala” aktualisht rendit në vendin e 88-të në klasifikim dhe është pjesë e “Top Awards” prej 8 javësh tashmë, ku vlen të përmendet se Davidi ka ardhur tepër ritmik.
Që në momentet e para të publikimit, kënga është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe këtë e tregojnë komentet pozitive në rrjetet sociale, duke e vlerësuar për stilin e vecantë që ai ka.
Rikujtojmë se më parë Davidi ka arritur të jetë pjesë e klasifikimit edhe me dy këngë. Kënga e tij “Lonely” ka qenë për 8 javë pjesë e klasifikimit dhe ka arritur deri në “Top 5”.
Duket se Davidi po lufton shumë për të sjellë te publiku vetëm hite sa më të veçanta. Na mbetet të presim se çfarë surprizash ka rezervuar ai për publikun e gjerë.