David Dreshaj është një tjetër hyrje e re e kësaj jave, i cili ka sjellë së fundmi projektin “Lonely”.

David korri një super sukses me këngën “Nuk e dua”, e cila arriti të pozicionohej mjaft mirë në klasifikimin e “Top Awards” dhe duket se edhe projekti i tij më i ri do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Në një intervistë të dhënë për “Live From Tirana” në Top Albania Radio, Davidi ka zbuluar se këtë këngë e do shumë dhe se është realizuar me shumë profesionalizëm.

E dua shumë si projekt. E gjeni Davidin e ujërat e tij. Kjo është si dua të gdhendem e të identifikohem si artist. Kam bërë shumë përgatitje dhe çdo detaj është në vendin e vet. Koreografinë po e mësojnë shumë shpejt“, ka thënë artisti.

Në intervistën e tij, Davidi ka folur gjithashtu për të parën herë në TAR se cilat janë këngët që pëlqen më pak dhe ato që dashuron më së shumti, si dhe detaje nga jeta e tij profesionale.

“Bomb “-“Nuk më pëlqen, nuk dua t’a komentoj shumë. Është bërë çfarë është bërë dhe ne të ecim përpara…

https://www.youtube.com/watch?v=L_6g4LfWZaU

“Dilema”“Producentët e mëdhenj nuk punojnë me të njëjtin ritëm pune siç punojnë me artistët ‘Big’. Kur ke pasion çdo gjë arrihet.”

https://www.youtube.com/watch?v=WZwLn4b_3_o

“Sierra” – “Ky projekt më ka dhënë një shtytje shumë të madhe. Kënga që për herë të parë më renditi në krye të “The Top List”!

https://www.youtube.com/watch?v=HfMmuP6ODBM

“Nuk e dua” – “Versionet e këngës më ngritën artistikisht. Njerëzit filluan të më shihnin ndryshe, është bërë virale nëpër vende të ndryshme. Kam pritur diçka, por jo kaq të madhe. Për klipin e këngës kemi xhiruar 15 orë dhe skena më e vështirë ka qenë pjesa e fluturimit.”