Vjen këtë javë si hyrje e re në klasifikimin e “The Top List” një bashkëpunim midis dy artistëve, që nuk na e priste mendja që do të ndodhte. Ata janë David Dreshaj dhe Elinel, të cilët kanë sjellë së bashku këngën “Ama Zemrën”.
Kombinimi i zërave të tyre ka qenë një përzierje mjaft e veçantë dhe e goditur, duke veçuar gjithashtu edhe tingujt dhe emocionet e ëmbla të këngës. Kjo këngë arriti të spikasë menjëherë tek publiku që me votat e tyre e vendosën në klasifikimin e javës.
Ky bashkëpunim i David Dreshaj duket se ka qëlluar fiks në shenjë e do të jetë hit i kësaj vere. Por kjo nuk është e vetmja veçanti e kësaj kënge.
“Ama Zemrën” është bashkëpunimi i parë i David Dreshaj në karrierën e tij muzikore. E duket se zgjedhja për të ardhur me Elinel ishte vendimi më i duhur.