David Dreshaj ka sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor, një këngë plot ndjenjë dhe dedikim për nënën. Projekti i ri titullohet “T’kam ty mama”, një këngë e cila u publikua në një datë simbolike, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars.
Producent dhe përgjegjës për muzikën, melodinë dhe beat-in është Darko Dimitrov, ndërsa teksti është punuar nga Elinel, Muma dhe vetë David Dreshaj. Kënga shënon një dedikim të veçantë për nënat.
Që nga publikimi, kënga ka marrë komente pozitive nga publiku, duke prekur shumë njerëz me mesazhin emocional dhe fjalët e ndjera që i kushtohen figurës së nënës. Një këngë që shpreh dashurinë e thellë për nënën dhe që është e sigurt që do t’ju prekë zemrat.