Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment emocionues, duke zbuluar për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur.

Ajo ka publikuar disa fotografi ku tregon shtatzëninë dhe ka ndarë detaje të tjera për foshnjën që po pret, duke treguar se do të jetë një djalë. Në përshkrimin e postimit, Dafina ka falënderuar klinikën që po kujdeset për shëndetin e saj dhe shtoi se ka zgjedhur të lindë në Kosovë, vend që do të bëhet edhe vendlindja e djalit të saj.

Kam vërtetuar se në Kosovë mund të ndjehesh e sigurtë për trajtimet shëndetësore, dhe për këtë arsye kam vendosur që të lind këtu, edhe pse mund të kthehesha në Suedi për të realizuar lindjen.

Ky është fëmija i parë që Dafina dhe bashkëshorti i saj, sipërmarrësi Kreshnik Gjergji, presin së bashku. Ata u martuan në tetor të vitit të kaluar dhe tani po shijojnë këtë periudhë të veçantë të pritjes së fëmijës.