Artisti ONO rikthehet me projektin e tij më të ri muzikor, “Pa Mu”, një këngë që ndërthur emocionin, ritmin modern dhe një interpretim të ndjerë. “Pa Mu” flet për ndjenjat që lë pas një histori e përfunduar, duke sjellë një tekst me të cilin shumë dëgjues mund të gjejnë veten.
Me “Pa Mu”, ONO vazhdon të ndërtojë stilin e tij në skenën muzikore, duke sjellë një projekt që kombinon emocionin me tingujt aktualë.
Artisti nuk i largohet shumë atmosferës së këngës së tij të parë debutuese në “The Top List”, “Merri Sytë”. Teksti dhe emicionet zënë sërish vëmendjen kryesore. “Pa Mu” apo “Merri Sytë”, ONO duket se i qëndron besnik stilit të tij.