Dafina nuk po di të ndalet më! Pas lajmeve emocionuese nga jeta e saj personale, edhe jeta profesionale vijon ‘On Top’!
Dafina Zeqiri ka kaluar momente të veçanta në jetën e saj private, pasi martesës me partnerin e saj në tetor. Dasma e saj ka qenë e shoqëruar me shumë emocion dhe lumturi, ku nuk mungonin emra të njohur të showbiz-it.
Kjo ka bërë që vitet e fundit të jenë të mbushura me ngjarje pozitive për këngëtaren, e cila ka arritur një balancë të mrekullueshme mes jetës profesionale dhe asaj personale. Me të gjitha këto zhvillime, Dafina Zeqiri duket se është në një periudhë kulminante të karrierës dhe jetës së saj, duke sjellë projekte të reja dhe emocionuese për fansat e saj, ndërkohë që vazhdon të ndjekë ëndrrat dhe planet e saj personale.
Thënë kjo, Dafina ka publikuar projektin e saj më rë ri nga albumi i ardhshmëm “The Absolute Vol.2”. “Tranquilo” ka hyrë këtë javë në “The Top List” dhe madje e ka renditur Dafinën në vend të pestë aktualisht.