Dafina Zeqiri po përqafon një tjetër sukses. Pas remixit të “Pa Ty” që u shndërrua në një hit të papërsëritshëm, ajo publikoi një tjetë projekt, të titulluar “Happy Birthday”. Edhe ky ishte unik pasi është i pari projekt për urimin e ditëlindjes në gjuhën shqipe dhe mund të vihet krah atyre ndërkombëtare si 50 Cent dhe Dj Bobo.

Por Dafina nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka bashkuar forcat me një tjetër artist të suksesshëm. Ai është Lyrical Son dhe bashkëpunimi i tyre titullohet “Llafe Llafe”. Kjo këngë është një hyrje e re këtë javë dhe menjëherë është pozicionuar në vend të 19-të të klasifikimit në “The Top List”.

Ashtu si dhe titulli i kësaj kënge, “Llafe Llafe”,  Dafina këndon për një marrëdhënie që duket se nuk mund të funksionojë dhe se kanë mbetur vetëm ‘llafet’. Nuk e dimë për ju, por neve na ka pëlqyer shumë ky bashkëpunim. Dyshja e artistëve shkojnë shumë me njëri-tjetrin dhe ky projekt është padyshim një hit.

Sezoni i verës nuk ka mbaruar ende dhe Dafina na siguroi një tjetër sukses që do të na shoqërojë gjatë. Melodia të qendron në mendje dhe teksi është shumë interesant dhe i thjeshtë që të bën ta këndosh dhe ti. Ah, se harruam! Dafina shfaqet tejet sensuale dhe seksi. Ndërsa Lyrical Son? Ai është thjesht një artist që me praninë e tij, i jep ca doza veçantie çdo lloj projekti ku bashkëpunon. Vetëm tre fjalë…Duhet dëgjuar patjetër!