Që kur Shpat Deda ishte i ftuar për të kënduar në dasmën e Dafina Zeqirit me Kreshnik Gjergjin, duhet ta kishim parashikuar se mund të kishim një bashkëpunim prej tyre. Sidoqoftë, projekti i tyre na erdhi si surprizë këtë javë.

Dyshja kanë bashkuar forcat për të sjellë një baladë të ndjerë dhe shumë mallëngjyese. “Natën” mban titullin dueti i tyre i cili ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Kënga “Natën” është një bashkëpunim ndërmjet Dafina Zeqirit dhe Shpat Deda, ku kombinimi i zërit të fuqishëm të Dafina dhe melodi të ngrohtë të Shpatit krijon një atmosferë romantike dhe të ngrohtë. Kënga ka një ritëm të lehtë dhe tekste që flasin për dashurinë dhe momentet intime. 

Pak muaj më parë, këngëtari i njohur Shpat Deda ka zbuluar detaje emocionuese nga performanca e tij në dasmën e këngëtares Dafina Zeqiri, ku kishte nderin të këndonte këngën e tij të famshme “Përgjithmonë” në momentin e hyrjes së saj në sallë. Ai tregoi se kërkesa për të performuar “Përgjithmonë” erdhi pikërisht nga vetë Dafina, e cila kishte zgjedhur këtë këngë si pjesë të ditës së saj më të rëndësishme.

Dhe ja ku erdhëm në bashkëpunimin e tyre të parë. “Natën” është pozicionuar në vend të gjashtë për këtë javë.