Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

Këngëtarja po vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Dafinë Moj”, nga i cili janë fryt edhe shumë bashkëpunime të suksesshme me emra të njohur të këngëtarëve shqiptarë. Dafi dy muaj pasi ka publikuar të gjithë këngët e “Dafinë moj” si audio, tanimë po i sjell dhe si videoklipe.

Teksa ka lançuar disa prej tyre, rradhën e kishte bashkëpunimi me Butën.  “Era”, e cila vjen në bashkëpunim me reperin Buta, është kënga e radhës që ka rezultuar mjaft e pëlqyer nga publiku dhe që është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, në të cilin dyshja vijnë me disa skena mjaft utopike. Ndërkohë ashtu edhe siç njihet, Dafina nuk i ka kursyer edhe paraqitjet provokuese në disa prej skenave të projektit “Era”. Ky projekt i veçantë, siç është edhe vetë dyshja ka rezultuar mjaft i pëlqyer nga publiku dhe janë renditur në vend të 64-të të klasifikimit të “The Top List”.