Claydee dhe Nora Istrefi bëhen sërish bashkë për një projekt të ri muzikor. Këtë herë dyshja kanë bashkuar forcat për të sjellë “U kry”.

Ky në fakt nuk është bashkëpunimi i parë i tyre, pasi kanë sjellë më herët dhe projektin “Gati” me Eli Malaj. Por këtë herë “U kry” vjen në një duet dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e dyshes që në çastet e para të publikimit. Po diçka tjetër nuk mund të lihej pa u vënë re.

Në komentet poshtë videos së YouTube, kishte nga ata që donin t’i shihnin çift Claydeen dhe Norën. Pavarësisht se të dy ata janë prindër, në fakt jetën e tyre private e kanë mbajtur shumë hermetike.

Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, Claydee tregoi arsyen se pse nuk dëshiron të flasë për jetën personale, u shpreh për lidhjen që ka me djalin e tij, dhe komentoi zërat që e kanë dashur në një lidhje me artisten po ashtu me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Djali im më ndihmon. Kur jam me të nuk mendoj asgjë për punën. Kaloj shumë momente të bukura. Jemi si shokë… Për jetën private nuk flas shumë se është private. Por në jetë duhet të kesh njerëz që të ndihmojnë, dhe ti t’i ndihmosh ata… Sapo bën një këngë me dikë, shkruajnë që jemi bashkë. Kjo nuk është hera e parë që më ndodh…