E publikuar rreth 5 muaj më parë “Big Booty” është një projekt muzikor i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm për këngëtaren e njohur Çiljeta, e cila erdhi në një bashkëpunim me Lil Koli dhe Filloreta.

“Big Booty” ka mundur të jetë pjesë e Top Listës së “Top Awards” për 3 javë rresht por tashmë Çili është gati të vijë me një tjetër bashkëpunim.

Përmes disa postimeve të bëra në rrjetet sociale, këngëtarja ka zbuluar se momentalisht ndodhet në xhirimet e klipit të këngës së saj më të re, për të cilën ende nuk ka dhënë detaje rreth datës së publikimit. Nga fotot e postuara, Çiljeta ka treguar se klipi i ri po xhirohet në ishullin grek, Santorini.