Ndërkohë që sezoni i verës për shumë këngëtarë është tepër i ngarkuar për shkak të koncerteve të shumta duket se ky vit për Elvana Gjatën është ndryshe nga vitet e kaluar, e cila ka qënë tepër e ngarkuar me koncertet e saj. Po të shohësh llogaritë në rrjetet sociale të këngëtares, kuptohet që ajo nuk ka qënë pjesë e asnjë koncerti këtë sezon veror. Po çfarë po ndodh me Elvana Gjatën, a është ajo duke përdorur ndonjë strategji dhe cili është qëllimi i saj?! Ndërkohë që këto pyetje ende janë pa përgjigje, përflitet se këngëtarja ka përfunduar një album dhe siç duket ajo ka vendosur t’i surprizojë të gjithë.
Por Elvana këtë vit ka ardhur ndryshe, ajo ka hapur një biznes i cili nuk ka aspak lidhje me muzikën, pra duket sikur artistja është e fokusuar më tepër në investimin e një të ardhmeje sesa në karrierën e saj muzikore.
Vetëm pak javë më parë ajo ka publikuar projektin e saj të ri muzikor, i cili vjen pas bashkëpunimin të suksesshëm “Love Me” me Brunon, por ndërkohë që këngët e saj shndërrohet padiskutim në hite menjëherë sapo publikohen, “Njësoj” nuk mund të krahasohet aspak me suksesin e këngëve paraardhëse. A mos ndoshta kjo është një tërheqje? Mos ndoshta fokusi i saj kryesor do të jetë biznesi?