Nëse ju ka munguar Flori Mumajesi këto kohë, kemi një lajm të mirë për ju. Duket se shumë shpejt do të kemi një krijim ‘perlë’ prej tij dhe Yll Limanit.

Së fundmi ka qenë një video që Ylli ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet duke dëgjuar një copëz nga kënga e tij më e re që edhe pse nuk është publikuar ende ka arritur të bëhet virale në TikTok pasi shumë përdorues të kësaj platforme kanë krijuar video me të.

Por, ajo që e bën pritjen edhe më emocionuese të këtij projekti është se do të jetë në bashkëpunim me producentin e njohur Flori Mumajesi, i cili po bën një rikthim në tregun muzikor pas një periudhe të gjatë pauze. Krahas video-s, Ylli ka shkruar:

Pyesni Florin se kur del kënga…

E nga ana tjetër një reagim ka pasur dhe nga Flori. Ai e ka ripostuar videon e Yllit dhe një sekuencë tjetër nga pjesa ku ai këndon vetë.