U bënë më shumë se dy javë që kur ajo lançoi “Dy Tima”, por diçka nuk po shkon me këngën e re të Tunës. Me gjithë respektin e fansave besnikë që ia kanë dedikuar më shumë se 1 mln. klikime, pritshmëritë për rikthimin e saj pas ndarjes së bujshme me Cozman-in ranë sa hap e mbyll sytë.
Këngëtarja nga Shkupi, përveç formës së mirë fizike dhe tatuazheve sexy poshtë gjoksit, këtë herë s’po arrin dot të befasojë me muzikën e saj. Ndoshta jo pa shkak, këtë javë ajo është jashtë listës në klasifikim.