Së fundmi, disa burime pranë çiftit kanë konfirmuar se marrëdhënia e dyshes së njohur, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, ka marrë fund. Vetëm pak ditë më parë, reperi publikoi projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Paranormal”.
Ndërkohë që ka rezultuar mjaft i preferuar nga publiku shqiptar, një detaj nuk iu ka shpëtuar fansave, nga teksti i Ledrit, në të cilin thotë:
Disa po më pyesin kur është dasma, disa po presin kur po ndahem.
Dhe sigurisht që të gjithë aludojnë se kjo frazë e këngës i referohet Sarës.
Lidhur me këtë projekt të ri muzikor, nuk ka patur asnjë reagim nga ana e Sarës në rrjetet sociale, e cila momentalisht po shijon disa pushime me familjen e saj dhe me Poemin.
Por duket se ajo që i ka vënë “vulën” e fundit të marrëdhënies së Sarës dhe Ledrit është veprimi i këngëtarit, i cili ka fshirë nga kanali i “Youtube” këngën “Gjendja”, në klipin e së cilës shfaqet Sara.
Theksojmë gjithashtu se reperi ka fshirë të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale, ku ka qënë së bashku me partneren e tij. Sa i përket Sarës, ajo vijon të ketë të gjitha fotot ku shfaqet me Ledrin në profilin e saj zyrtar në Instagram.