Këngëtari i njohur Tiri Gjoci ka thyer heshtjen rreth marrëdhënies së tij me vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, pas një pyetjeje anonime në rrjetet sociale.

“Po, është e vërtetë. Ka pasur një kohë kur hanim në shtëpitë e njëri-tjetrit,” u përgjigj Tiri, duke lënë të kuptohet se miqësia mes tyre ka qenë dikur shumë e afërt.

Megjithatë, ai sqaroi se koha, profesioni dhe interesat e ndryshme i kanë çuar në rrugë të ndara diçka që sipas tij është krejtësisht normale.

“Kam respekt dhe mirënjohje për familjen Veshaj,” përfundoi ai, duke i dhënë fund çdo spekulimi mbi ndonjë konflikt mes palëve.