Ai është një artist që së fundmi e kemi parë të “luajë” me stile të ndryshme muzikore por duket se kënga e tij më e re e ka sjellë paksa më komercial Art Abazin.
“S’me doje” mban titullin prurja më e re e artistit, kënga e fundit e albumit “Enigme”, e cila i është bashkangjitur klasifikimit të “Top Awards” këtë javë.
Pavarësisht se është shprehur se është një artist që bën muzikë vetëm për përmbushje shpirtërore dhe asgjë tjetër, duket se edhe Abazi ka vendosur t’i përshtatet kërkesave të publikut, duke u bërë më komercial.
“Një këngë me një natyrë pak më ndryshe se deri tani” ka shkruar artisti, bashkangjitur klipit promovues në Instagram.
Mos ndoshta Art Abazi i është afruar paksa stilit të Robert Berishës në këtë projekt muzikor? Po ju preferoni Artin e mëparëshëm apo komercialin?