Rina është kthyer sërish në klasifikimin e “The Top List” pas një pauze prej disa javësh. Artistja ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Sativa”, që është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare.

“Sativa” është pjesë e albumit të saj të fundit “Balerina” dhe është ndër këngët më të dëgjuara. Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Rina, ndërkohë që për orkestrimin është kujdesur producenti BO Beatz.

Videoklipi është gjithashtu mjaft interesant, në të cilin Rina shfaqet tejet provokuese dhe në formën e saj më të mirë. Artistja ka ditur si të ngjallë kuriozitet edhe në këtë projekt duke nisur që nga titulli i vetë këngës.

“Sativa” është një këngë dashurie, por ndoshta ndryshe nga sa jemi mësuar që të shohim e të dëgjojmë. Ky projekt e ka renditur artisten në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List”.