Kënga e re e Capital T e titulluar “Për dashni” rezultoi një sukses i padiskutueshëm për artistin. Këtë javë Kapo ka arritur që të pozicionohet menjëherë në vend të parë duke marrë kështu fronin e “The Top List”.

Kënga e re e Capital T e ka sjellë artistin në një frymë pak më ndryshe ku ai këndon dashurisë. Një artist i kompletuar me plot kuptimin e fjalës, i talentuar dhe që çdo këngë e tij kthehet në një hit të padiskutueshëm.

Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij. Pyetja qendron se a do të arrijë Kapo ta mbajë fronin edhe javën e ardhshme?