Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Duket se projektet muzikore për Capital T nuk kanë përfunduar këtë verë. Vetëm pak më parë artisti ka publikuar disa pamje nga videoklipi i këngës së tij të re, e cila do të jetë një bashkëpunim me Rina Balaj dhe EAZ. Kënga do të titullohet “Dirty dance” dhe do të publikohet në 30 gusht në orën 18:00.

https://www.instagram.com/reel/CwfLRPyM1Db/?igshid=NzZhOTFlYzFmZQ==