Capital T është padyshim një nga artistët më të dashur dhe më të suksesshëm të showbiz-it shqiptar. Prej vitesh ai na ka dhuruar shumë projekte që janë adhuruar prej nesh e janë shndërruar në hite. E duket se kësaj here në prag fundviti, reperi na bëri një surprizë shumë të bukur duke lançuar këngën e tij më të re me titull “Nashta”.

Reperi gjithashtu na ka lajmëruar se do të na bëjë një surprizë shumë të bukur duke na sjellë jo vetëm një këngë, por një album të ri. Së fundmi, Kapo na ka zbuluar se ka punuar mbi këtë projekt në heshtje pa i treguar ndjekësve të tij. Albumi më i ri i reperit do të quhet “Heart Broken Kids”.

“Nashta” ka gjithashtu dhe një videoklip mjaft interesant, ku si gjithmonë edhe kësaj radhe Kapo është kujdesur që të bëj një paraqitje artistike. Madje dhe vetë reperi e kishte veçuar këtë projekt si njërin prej më të preferuarve të tij, e që me siguri do të quhet perla e dimrit.

Kjo baladë e reperit pritet që të ketë shumë sukses, ashtu si çdo projekt tjetër i sjellë nga Capital T. “Nashta” e ka renditur Kapon në vend të 22-të të klasifikimit të “The Top List”.