Para disa javësh Capital T, theu rekordin si artisti që ka më shumë këngë në klasifikimin e “Top Awards” por reperi i dashur i publikut shqiptar ka vendosur të thyejë rekordin e tij.
Ndërkohë që deri këtë javë Kapoja ishte pjesë e “The Top List” me 8 projekte muzikore, gjatë kësaj javë, reperi ka publikuar një tjetër projekt të ri muzikor, i cili është bërë menjëherë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
“Kujna pi han” titullohet prurja më e re e këngëtarit, e cila është pjesë e albumit të tij “Winter is Here”, i cili përbëhet nga 15 këngë.
Në një intervistë të dhënë për “Top Awards” disa javë më parë, Capital T u shpreh se puna e madhe shpërblehet dhe duket se reperi nuk ka ndërmend të ndalet së punuari fort.
Capital T ndodhet në “The Top List” me 9 projekte muzikore ku 6 prej tyre janë bashkëpunime dhe 3 janë këngë “solo”.
“Andiamo”, “Hatixhe”, “Pse po ma lun lojen”, “Pa cenzure”, “Numra”, “Lejla”, “Gucci”, “Ulu” dhe “Kujna po i han” për këtë javë pozicionohen përkatësisht në vendin e 18-të, 21-të, 28-të, 39-të, 48-të, 52-të, 53-të, 66-të dhe 70-të.