Ashtu siç tashmë e keni mësuar, Capital T do të jetë artisti që do të jetë pjesë e “A Live Night” këtë të shtunë në ekranin e Top Channel. Për herë të parë, artisti i hiteve të menjëhershme do të sjellë këngët e tij më të njohura. Capital T do të rrëfejë për të gjithë publikun ‘çelësin’ e suksesit të tij dhe do të na tregojë një anë të tijën që nuk e kemi njohur kurrë më parë.

Nëse jeni kuriozë se çfarë të pathënash do të na zbulojë Kapo në intervistën e tij të kaq personale, do të duhet të prisni edhe fare pak. Por ajo që mund t’ju tregojmë janë disa prej këngëve që ai do të performojë dhe jemi të sigurtë që janë dhe të preferuarat tuaja.

1. Hitman

2. U bo vonë

3. Kujtime

4. Hatixhe

5. Andiamo