Kënga e re e Capital T e titulluar “Për dashni” rezultoi një sukses i menjëhershëm për artistin. Në vetëm pak ditë nga publikimi, projekti arriti të hynte në klasifikimin e “The Top List”.

Madje jo vetëm kaq por ka arritur një pozicion mjaft të mirë. “Për dashni” e ka renditur Kapon në vend të dytë të listës edhe pse një hyrje e re.

Kënga e re e Capital T e ka sjellë artistin në një frymë pak më ndryshe ku ai këndon dashurisë. Një reper mjaft i talentuar si ai di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën.

Thënë kjo Kapo është shumë pranë kreut. Mos do ta rrëzojë Yll Limanin që po mban fronin me “9” prej katër javësh tashmë?