Kënga “Për dashni” e Capital T u kthye shumë shpejt në një hit dhe rezultoi mjaft e suksesshme për artistin. Kjo është java e dytë rradhazi që Capital T arrin të mbajë fronin e 100 këngëve më të mira shqiptare të javës.

Capital T e ka sprovuar veten në disa zhanre muzikore, por Hip-Hop është ajo që i përshtatet më së miri. Megjithatë, kur ai bën ato baladat e bukura me stilin e tij unik, është plotësisht ‘tjetër nivel’. Sa romantike kur e dëgjon nga Kapo, apo jo?

Një reper që i qan këngët e dashurisë. Ashtu ishte dhe “Për dashni”. Sidoqoftë, Capital T nuk gabon me publikimet e tij. Por a do ta mbajë kreun edhe për javën e ardhshme?