Ju kujtohet Ritmi i Rrugës dhe hiti i tyre “Përjetësisht”? E fundja kush mund ta harronte, pasi ishte një këngë që e dëgjonim dhe e ridëgjonim vazhdimisht në atë kohë.

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Capital T solli së fundmi për fansat projektin e tij më të ri muzikor. “Përjetësisht” mban titullin kënga e tij e re, e cila është një ripërpunim i këngës së famshme me të njëjtin titull, të kënduar nga Ritmi i Rrugës.

Kënga është ri-orkestruar nga producenti Rzon, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar vetë Capital T. Videoklipi i “Përjetësisht” ka tematikë dashurinë e fëmijëve ndaj nënës.

Kjo nuk është hera e parë që Kapo sjell ripërpunimin e një kënge hit nga e kaluara, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në disa projekte të tjera muzikore, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme. “Përjetësisht” e ka renditur Kapon në vend të 11-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.